Është vënë në pranga nga policia drejtori i Bashkisë së Sarandës, Pandi Zhoga, punonjësja e Urbanistikës, Rovena Aliaj dhe noteri Aleko Anagnosti pasi akuzohen për shpërdorim detyre.
Gjithashtu bëhet e ditur se ata dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer tjetërsimin e një sipërfaqe prej 10 mijë metra katror lulishte, duke e ndarë tek persona të tjerë, të cilët më pas kanë bërë ndërtime aty.
Operacioni për arrestimin e tyre u realizua rreth orës 14:00 të kësaj të mërkure, pas lëshimit të urdhër arresteve nga prokuroria lokale.