Ditën e nesërme në Gjykatën e Elbasanit do të zhvillohet seanca e parë ndaj Arbër Paplekajt, i akuzuar për vrasjen e mjekut Pjerin Xhuvanit në 23 prill të vitit 2021,
Burime për Abc bënë me dije se gjatë ditës së nesërme Prokuroria e Elbasanit do t’i kërkojë Gjykatës caktimin e një avokati për të akuzuarin Paplekaj, pasi për 4 herë me radhë ka dështuar seanca gjyqësore ndaj tij për shkak të mungesës së palës mbrojtëse.
Kujtojmë që Arbër Papleka ka qenë bodigardi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD gjatë fushatës së zgjedhjeve elektorale të 2021.
Pas një përplasje mes dy grupeve partiake, ku janë përdorur edhe armët, Paplekaj ka qëlluar mbi Xhuvanin duke e lënë të vdekur.