Seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Arbër Paplekaj është shtyrë për në datën 22 dhjetor. Ai akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, 4 ditë përpara zgjedhjeve të 25 prillit të vitit të kaluar.
Seanca u shty pasi gjykata kërkoi të marrë kohën e mjaftueshme sipas ligjit për të shqyrtuar kërkesat paraprake të paraqitura nga avokatët e të pandehurve. Si shkak i shtyrjes u bë edhe kërkesa e trupit gjykues për të ndarë çështjen e Paplekajt nga ajo e policëve; si dhe për shpallur si të pavlefshme disa nga aktet e hetimit.
Në ngjarjen e ndodhur më 21 prill të vitit të kaluar mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 të tjerë, teksa Paplekaj është i vetmi person ende nën arrest lidhur me këtë ngjarje. Ish-efektivi i forcave RENEA u vetëdorëzua në polici dhe pranoi krimin duke thënë se kishte qëlluar pasi ishte sulmuar më parë me armë zjarri.