Akuzohet se ka përdhunuar tre të mitura, kampioni i Botës me Francën arrestohet nga policia

Manchester City informon se ka pezulluar Benjamin Mendy, pasi ai është nën hetim nga policia. Klubi shpjegon se nuk do të japë asnjë informacion të mëtejshëm derisa procesi të përfundojë.

Siç është raportuar nga shumë burime britanike, mbrojtësi akuzohet se ka përdhunuar tre vajza të moshës 16-vjeçare në periudhën mes tetorit 2020 dhe gushtit 2021.

Policia nga ana e saj bëri të ditur se kishte ndaluar dhe kishte arrestuar futbollistin 27-vjeçar, i cili akuzohet për katër raste përdhunimi dhe një sulmi seksual.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *