Akuzohet se ka vrarë Endri Mustafën, arrestohet në Turqi Ibrahim Lici

Një ndër personazhet më të kërkuar të vendit tonë, Ibrahim Lici është arrestuar më 19 tetor në Turqi. Autoritetet shqiptare kanë dërguar kërkesën zyrtare dhe kanë kërkuar ekstradimin e Licit në Shqipëri. Nuk dihet ende se në cilat rrethana është prangosur Lici dhe se për çfarë ishte shpallur në kërkim konkretisht.

Ibrahim Lici është një emër mjaft i njohur për policinë në Shqipëri. Ai është dyshuar për disa ngjarja kriminale, kryesisht vrasje të bujshme që kanë tronditur Shkodrën ndër vite.

Lici është dyshuar si autori i vrasjes së 32-vjeçarit Endri Mustafa, ngjarje e ndodhur në maj të vitit 2021. Ai dyshohet se është edhe autori i vrasjes së vëllezërve Ibrahim dhe Astrit Bilali, ngjarje e ndodhur në qytetin verior disa vite më pare, më konkretisht më 30 mars të vitit 2019.

Gjithashtu, Ibrahim Lici është prangosur si “truri” i një grupi gjobëvënësish ndaj tregtarëve. Ai u akuzua se ishte në krye të bandës së përbërë nga 9 persona, që terrorizonin tregtarët në Shkodër.
Ibrahim Lici është djali i Mustafa Licit, anëtar i këshillit bashkiak të Shkodrës. Familja Lici është ka humbur gjithashtu anëtarë në dyluftimin me bandën e Bajrave.

Më konkretisht, vëllai i Mustafa Licit, Fatbardh Lici, mbeti i vrarë në gusht 2018, ngjarje e ndodhur në qendër të Shkodrës. Në po të njëjtin vit, u sulmua me tritol Lul Kulla, kunati i Fatbardh Licit, i cili mbijetoi me plagë të shumta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *