Një rast i ngacmimit seksual është zbuluar 2 ditë më parë në Pogradec. Drejtori i shkollës në fshatin Stropckë Adriatik Haxhillari, akuzohet se ka ngacmuar 2 nxënëse 14-vjeçare.
Por ditën e sotme, bëhet me dije se drejtori është pezulluar nga detyra.
Në dokumentin e siguruar nga ”Priza.al’ që mban datën 8 nëntor thuhet se “Adriatik Haxhilalri është pezulluar nga detyra e drejtorit të shkollës 9-vjeçare “Stropckë” Pogradec, deri në përfundimin e hetimeve që po kryhen ndaj tij.”
Pritet që ditën e nesërme i akuzuari të paraqitet pranë Gjykatës për masën e tij të sigurisë.
Sipas dëshmive të marra nga të mitura, Haxhillari u bënte shenja provokuese vajzave gjatë orëve të mësimit, ndërsa gjatë natës u dërgon dhe mesazhe me përmbajtje provokuese.
Gjatë ditës së djeshme reagoi për këtë rast dhe ministrja Evis Kushi, e cila tha se drejtori dhe kushdo tjetër që bën veprime të tilla të turpshme duhet të marrë ndëshkimin e merituan nga drejtësia.
/Priza.al/