Akuzohet sërish Chris Noth i ‘Sex and the City’, një tjetër grua ka rrëfyer sulmin seksual nga aktori

Një grua e tretë ka akuzuar së fundmi aktorin e ‘Sex and the City’, Chris Noth për abuzim seksual. Një 30-vjeçare, e identifikuar me pseudonimin “Ava”, tha për Daily Beast se Noth abuzoi me të në zyrën e pasme të një restoranti në Midtown në vitin 2010.

Ava tha se vendosi të dalë publikisht pasi The Hollywood Reporter publikoi të enjten akuzat e dy grave të tjera, që gjithashtu akuzuan Noth për abuzim seksual, njëra në 2004-ën dhe tjetra në 2015-ën. Teksa ky i fundit i mohoi akuzat.

Ava ka vijuar rrëfimin e saj duke thënë se një herë u bashkua me të në tryezën e tij, ku ata folën për karrierën e saj dhe qytetin e saj të lindjes, Toronto.Ava tregon se menaxheri i saj i tha se do ta paguante në zyrën e pasme. Ndërsa rrëmbeu pallton dhe paratë e saj, Noth fik dritat e zyrës pas saj.

‘Ai veproi sikur ne të ishim fshehur qëllimisht së bashku në mënyrë klandestine,” rrëfen ajo, duke e përshkruar aktorin si të ngathët, të ashpër dhe të fortë. Ai nuk po dëgjonte ‘jo’, por më dëgjoi kur i thashë ‘jo këtu’ dhe e bindi se do ta takoja diku tjetër’, tha ajo për Daily Beast. Ava  tha se Noth i dërgoi mesazh duke i kërkuar adresën e saj në mënyrë që ai të dërgonte një makinë për ta marrë, por ajo shkoi në shtëpi dhe nuk u përgjigj.

Një përfaqësues i Noth hodhi poshtë pretendimet e Ava-a si “një trillim të plotë”.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *