Ambasadorja amerikane Yuri Kim është fotografuar ditën e sotme nga qytetarët teksa po drekonte në një restorant në ‘Bllok’ me aktivisten Evi Kokalari.
Ende nuk dihet arsyeja e takimit mes tyre apo nëse është vetëm një takim shoqëror. Kokalari është një aktiviste republikane, mjaft aktive në skenën politike në SHBA dhe përkrahëse e figurave kryesore republikane si Donald Trump dhe Richard Grenell. Kokalari shihet në krahun e tyre në disa raste.
Kohët e fundit Kokalari i ka dalë kundër Lulzim Bashës pas vendimit për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Aktivistja e ka akuzuar Bashën se ka rënë në “kurth” dhe se ndodhet në një grackë që e ka detyruar të përjashtojë Berishën.
/Priza.al/