Akuzuan punonjësen e postës se shpërndante para për blerjen e votave, procedohen penalisht simpatizantët e PD-së

Janë proceduar penalisht pesë simpatizantë të Partisë Demokratike, pasi kanë daluar për kontroll punonjësen e postës në Maqellarë, me pretendimin se po shpërndante para në këmbim të votave.

Policia njofton se nga verifikimet e kryera dhe nga kontrolli i grupit hetimor në automjetin me të cilin udhëtonte shtetësja F.M., nuk u gjet asnjë send kompromentues në lidhje me procesin zgjedhor. Policia ka nisur procedimin ndaj simpatizantëve Luan Haka, Arben Strazimiri, Gjergj Muça, Behar Dema dhe Aranit Osmani.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasit:A. S., Gj. M., L. H., B. D., A. O., banues në Dibër, (simpatizanë të një subjejti politik)Këta shtetas në mënyrë të kundraligjshme, në fshatin Burim, kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, duke ndaluar dhe kontrolluar një automjet , që udhëtonte shtetasja F. M, punonjëse në Postën e Maqellarës, (me detyrë pagatore shpërndares e pensioneve) në Njësinë Administrative Maqellarë, me pretendimin se kjo shtetase po shpërndante para në këmbim të votave.Nga verifikimet e kryera dhe kontrolli i ushtruar i grupit hetimor dhe shërbimeve të Policisë në automjetin që udhëtonte shtetasja F. M., nuk u gjet asnjë send kompromentues në lidhje me procesin zgjedhor.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprën penale” Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *