Akuzuar për korrupsion dhe ryshfet prej 131 mijë €, burg për ish-drejtoreshën e OSHEE

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-drejtoreshën në OSHE, Albana Ferraj.

Ferraj u arrestua pak ditë më parë, ndërsa ishte shpallur në kërkim për korrupsion dhe ryshfet në vlerën rreth 131 mijë euro.

Ajo akuzohet për favorizimin e një kompanie italianë në një tender në vitin 2016, duke marrë rreth 131 mijë euro ryshfet.

Tenderi për shërbim-konsulence për energjinë elektrike u zhvillua në vitin 2016 dhe sipas akuzës ka qenë Albana Ferraj që ka arkëtuar shumën nëpërmjet një kompanie të tretë.

Ferraj bashkëpunonte me 3 zyrtarë të OSHEE-së, të cilët u vunë në pranga në tetor të vitit 2020. Ata janë ish drejtori i prokurimeve të OSHEE, Elis Bushati, si dhe 2 ish-zyrtaret Athinta Papa e Irma Derhiri.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *