Bombardimet vazhdojnë në Kherson, pavarësisht se Rusia njoftoi tërheqjen.
Assed Baig i Al Jazeera, duke raportuar nga Zelenodolsk, një qytet në rajonin e Kryvyi Rih, tha se bombardimet midis ukrainasve dhe rusëve ende dëgjohen gjatë gjithë ditës.
“Khersoni është kryesisht rrafshnaltë rurale, kështu që ukrainasit përfundojnë duke marrë shumë territore, por kur ukrainasit marrin një qytet apo fshat, rusët ende mund t’i bombardojnë dhe kjo është pikërisht ajo që po ndodh”, shpjegon korresponenti.
“Ne sapo kemi ardhur nga një qytet që është shkatërruar plotësisht; Nuk kishte asnjë ndërtesë të vetme që të mos ishte dëmtuar, që të mos kishte vrima të copëzave apo plumbave”, tha Baig.
Megjithatë, tërheqja e Khersonit “do të jetë një nxitje morale” për ukrainasit, thotë ai.