Cikloni që po bën kërdinë në Italinë e Jugut, pritet të zbarkojë në Maltë nga kjo mbrëmje deri të premten.
Priten erëra deri në 120 km/h, shira të dendur dhe det të trazuar. Meteorologët japin këshilla që të qëndrohet në shtëpi dhe të merren masa për mbrojtje nga përmbytjet.
“Do të jetë si një stuhi, këshilla është të qëndroni në shtëpi!”,- këshilluan meteorologët për maltezët.
Të premten pritet të godasë Sicilinë, në provincat e Katanias, Sirakuzës dhe Raguzës me erëra deri në 10 km/h, reshje nga 100 deri në 200 ml, dallgë deri në tetë metra të larta, aq sa Mbrojtja Civile e Qarkut ka dhënë tashmë alarmin e kuq.
Cikloni mesdhetar ndodhet prej ditësh në detet jugore të Italisë, por ai mund ti afrohet në fundjavë edhe Ballkanit, ku në shënjestër ka Greqinë dhe Jugun e Shqipërisë.
/Priza.al/