Pesë shkolla në Shkup, janë evakuuar pas alarmit se brenda institucioneve janë vendosur bomba.
Mediat vendase bëjnë me dije se pas alarmit, autoritetet menjëherë janë vënë në veprim duke evakuuar nxënësit dhe mësuesit.
“Pas denoncimit, nga ana e policisë janë ndërmarr të gjitha masat për evakuimin e sigurt të nxënësve dhe të punësuarve dhe për momentin po kryhen kontrolle anti-terroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme, shkruan Ministria e Brendshme.
Sipas MIA-s bëhet fjalë për shkollat: Rade Jovçevski Korçagin, Orce Nikollov, Nikolla Karev, Josip Broz Tito dhe boro Petrushevski./Alsat