Sulmuesi i Barcelonës Lionel Messi dhe familja e tij janë përballur me një rast të paprecedentë ditën e djeshme, pak para se të niseshin nga Rosario për pushime.
Në aeroport u ngrit alarmi për një bombë dhe menjëherë stafi i emergjencës u detyrua të evakuonte zonën për të mos rrezikuar jetët e njerëzve.
Kjo krijoi vonesa në fluturime, me të paktën 2 orë. Megjithatë, më vonë rezultoi një alarm fals dhe gjithçka iu kthye normalitetit.
Pasi gjithçka rezultoi false, Messi dhe familja e tij u nisën me avionin e tyre privat, për pushime në SHBA.
Rikujtojmë që Messi fitoi Kupën e Amerikës me Argjentinën dhe është pretendenti kryesor për të fituar ‘Topin e Artë’. Ai ka më shumë topa në histori, ku ka lënë pas edhe rivalin e tij të përjetshëm Cristiano Ronaldon.
/Priza.al/