Alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës

Një alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” ka vënë në lëvizje Policinë e Kosovës. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Aeroportit Valentina Gara. Ajo njofton se udhëtarët dhe personeli i Aeroportit janë larguar ndërsa janë angazhuar ekipet emergjente.

“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcënim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuuar. Ekipet emergjente janë involvuar në detyrat dhe përgjegjësitë e caktuara”, njofton Gara.

Kjo nuk është hera e parë që Aeroporti i Prishtinës përballet me kërcënime për bombë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *