Një alarm për bombë në terminalin e trageteve në Portin e Durrësit ka “ngritur në këmbë” autoritetet.
Çanta e zezë, e lënë në mes të portit, ka alarmuar pasagjerët dhe uniformat e Policisë së Shtetit, të cilët menjëherë nisën aksionin për të kontrolluar se çfarë kishte brenda.
Pas verifikimeve ka rezultuar se valixhja ishte harruar nga një pasagjer dhe brenda kishte raki.
Në vendngjarje shkuan forcat geniere, zjarrfikëset dhe autoambulanca, por siç duket nuk ishin të nevojshme pasi çanta i përkiste një pasagjeri.