Kapiteni i Manchester United, Harry Maguire, është kërcënuar me bombë në shtëpinë e tij.
Kërcënimi u raportua në policinë e Cheshire, e cila kreu një spastrim në shtëpinë e anglezit të enjten pasdite.
Maguire ka dy fëmijë të vegjël me të fejuarën e tij Fern Hawkins.
Një zëdhënës i Maguire tha: “Në 24 orët e fundit, Harry ka marrë një kërcënim serioz për familjen e tij.”
“Ai e ka raportuar këtë në polici, e cila tani po shqyrton çështjen. Siguria e familjes së tij dhe atyre përreth tij është padyshim prioriteti numër një i Harry-t.”
“Ai do të vazhdojë të përgatitet normalisht për ndeshjen e kësaj fundjave dhe ne nuk do të komentojmë më në detaje për momentin”.
Një deklaratë nga Policia e Cheshire lexonte: “Të mërkurën më 20 prill, policia e Cheshire u thirr për raportime për një kërcënim me bombë në një adresë në zonën e Ëilmsloë.
“Nuk ka pasur evakuime, por si masë paraprake një qen anti-eksplpziv policie ka shkuar në adresë këtë pasdite, të enjten 21 prill, për të kryer një kontroll në kopshtet dhe zonën përreth”.