Alarm për bombë në Tiranë/ Kush e ka ‘harruar’ valixhen e kuqe dhe ku

Një valixhe e braktisur ka vënë në alarm banorët e zonës në rrugën “Sulejman Delvina” në kryeqytet. Valixhja e kuqe e lënë pranë një dyqani ka bërë që qytetarët të telefonojnë policinë dhe të japin alarmin për bombë.

Nga fotoja e siguruar në vendngjarje shihet një valixhe e braktisur në shkallët e një dyqani, që ka mbyllur qepenat. Policia pas alarmit të banorëve ka shkuar në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 26.07.2021, në rrugën “Sulejman Delvina”, sherbimet e Policisë kanë konstatuar në trotuar një valixhe të braktisur.

Menjeherë pas konstatimit është vendosur perimetri i sigurisë dhe është bërë njoftimi i forcas xheniere për veprime të metejshme.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *