Prej dy ditësh po mbahet Festivali i njohur i Sanremos për vitin 2023. Por, pasditen e sotme, është përhapur një alarm për një shpërthim të mundshëm, pasi një çantë e dyshimte është gjetur pranë teatrit Ariston. Brenda çantës kishte barut, plumba dhe fitila.
Çanta ndodhej në tokë pranë një skuteri të parkuar në një rrugë, rreth 500 metra larg teatrit, jashtë zonës së kuqe që kontrollohet nga policia.
‘Corriere della Sera’ shkruan se pavarësisht materialeve që kishte, çanta nuk përbënte rrezik pasi i mungonte një kompenent që të shpërthente. Megjithatë ende nuk janë zbardhur rrethanat e ngjarjes.