Një listë prej 23 kriminelë të rrezikshëm u kthyen në Shqipëri sot nga Britania e Madhe, duke përfshirë tregtarët e drogës, një rrëmbyes dhe një pedofil. Një nga të ekstraduarit është dënuar me 18 vite burg, pasi u akuzua për trafik droge të klasit A (kokainë), që kapte vlerën e dy milionë paundëve. Shqiptari i dytë i ekstraduar sot ishte dënuar me tre vite burgim, pasi kishte ngacmuar seksualisht një të mitur. Ndërsa personi i tretë ishte dënuar me 4 vjet burg, pasi akuzohej për rrëmbim personi, si dhe ushtrim dhune. Të gjithë të kombinuar do të duhet që të vuajnë 72 vite burg.
Duke komentuar mbi dëbimet, Sekretarja e Brendshme e Britanisë, Priti Patel, tha se: Këta individë janë përgjegjës për disa nga krimet më të tmerrshme, duke përfshirë përdhunimin, krimin e dhunshëm dhe shkeljet e rënda të drogës. Ata kanë shkelur ligjet dhe vlerat tona dhe kanë lënë viktimat e tyre të jetojnë me plagët e krimeve që kanë kryer. Kjo Qeveri do të përdorë çdo mjet të disponueshëm për të larguar shtetasit e huaj që kanë kryer krime kundër qytetarëve tanë dhe së fundmi ne kemi paraqitur Aktin e Kufijve për të ndihmuar në përfundimin e ciklit të kërkesave dhe apelimeve të minutës së fundit që mund të vonojnë largimet.
Muajin e kaluar, u larguan nga Mbretëria e Bashkuar me fluturime çarter dhe të planifikuar 190 shtetas shqiptarë të cilët kishin krye krime. Midis tyre ishin kriminelë të dënuar për veprat e mëposhtme; dy për vrasje nga pakujdesia, tetë për përdhunim, 75 për krime droge, një për tentativë vrasje dhe 14 për krime të dhunshme duke përfshirë dëmtimin e vërtetë trupor dhe lëndimin e rëndë trupor. Zyra e Brendshme theksoi se që nga marsi i vitit 2021 më shumë se 10,000 njerëz janë larguar nga Mbretëria e Bashkuar me fluturime të planifikuara dhe çarter në 13 vende të ndryshme./ Marrë nga Standard