Ministrat e Jashtëm të G7 kanë premtuar se vendet që ofrojnë ndihmë për Rusinë për luftën në Ukrainë do të paguajnë “një çmim të rëndë”. Kjo është ajo që lexojmë në një deklaratë të lëshuar në fund të dy ditëve të bisedimeve në Japoni. Krerët e diplomacisë kanë njoftuar gjithashtu synimin e tyre për të forcuar zbatimin e sanksioneve të ndërmarra tashmë kundër Rusisë dhe e kanë cilësuar njoftimin e Moskës për qëllimin e saj për të dërguar armë bërthamore në Bjellorusi si “të papranueshme”.