Opozita zhvilloi sot protestën e 13-të përpara bashkisë së Tiranës duke kërkuar largimin e Erion Veliajt. Belind Këlliçi paralajmëroi kolaps mjedisor në Sharrë.
“Të nxehta dhe përvëluese do të jenë dokumentet e reja. Nëse ka një tentativë të SPAK-ut për të amnistuar Veliaj, pa merak kemi dokumente për ta mbajtur cështjen hapur, sa të doni ju. Jemi në prag të kolapsit mjedisor në landfillin e Sharrës.
Sot në Sharrë nuk ka më vend të lirë për të depozituar mbetjet dhe në vend që shteti të merret me këtë cështje kanë paguar 1 mln euro para dy javësh inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston” tha ai.