Alarmi i ngritur nga priza.al/ Arrestohet tek Pazari i Ri, rreth mesnate Arben Meskuti

Mbrëmë rreth mesnate, agjentët e krimit ekonomik kanë trokitur ne banesën e Arben Meskutit. Ai u arrestua ne banesën e tij në  zonën e pazarit te ri

Dyshohet se Meskuti po largohej nga Shqipëria me pasaportë false amerikane pas zbulimit të një aktiviteti kriminal në fushën e mikrokredive.

Arben Meskuti është pronar i disa kompanive si FINAL, ZIG dhe ADCA që bashkë me Micro Credit Albania janë satelitë të IuteCredit Albania.

I akuzuar disa herë për mashtrim vitet e fundit, Meskuti ka arritur të shpëtojë.

Ceo i IuteCredit Akan Ajdini dhe pronari i FINAL Arben Meskuti kanë krijuar një skemë mashtrimi ku njëri jep kredi dhe tjetri blen dhe mbledh me një kompani fiktive përmbarimi ADCA.

Minikreditë jepen nëpër dyqane elektroshtëpiakesh dhe telefonash nga IuteCredit dhe pasi “blihen” nga Arben Meskuti kërkohen disafish me përmbarimin ADCA.

Në lidhje me abuzimet e Arben Meskutit reagoi edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta, i cili përmes një letër publike, iu bëri thirrje institucioneve të reagojnë dhe të ndalen abuzimet që iu bëheshin qytetarëve. / Priza

Historia e mafies së kredive

Në Tiranë ushtron prej 7 vitesh aktivitetin me natyrë mafioze, grabiqare, zhvatëse dhe okulte një klan famëkeq familjar, nën drejtimin Olsi Ibro dhe Arben Meskuti, të cilët njihen ndryshe si ‘dy Sudet’ apo edhe si “Ujku i Wall Street-it” simbolin e mashtrimit në SHBA, i kthyer në film.

Dy ‘Sudet’ në fakt kanë ardhur nga SHBA, duke ngritur në mes të Tiranës, sipas Ministrisë së Drejtësisë, një qendër të madhe dhe të sofistikuar mashtrimi dhe grabitjeje në fushën e mbledhjes së kredive të këqija. Ata veprojnë nën hundën e policisë, prokurorisë, shërbimeve informative, pastrimit të parave dhe SPAK.

Qendra e Biznesit e dyshes quhet STAR, simbol i yjeve të abuzimit dhe zhvatjes së të pafuqishmëve që nuk paguajnë dot këstet e kredive në bankat e nivelit të dytë.

Qendra ushtron aktivitetin disa metra larg Ministrisë së Drejtësisë, në ish-godinën e gazetës “Zëri i Popullit”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *