Rusia është duke mbajtur shumë të burgosur ukrainas të kapur gjatë luftës. OKB ka ngritur alarmin së fundmi se këta persona janë duke u mbajtur në kafaze metalike.
Një zëdhënëse e OKB-së tha se kishte prova se kafaze metalike po ndërtoheshin në sallën e koncerteve të qytetit ukrainas. “Me sa duket për të frenuar të burgosurit e luftës gjatë procesit”, tha ajo.
OKB tha se ndjekja penale e të burgosurve për pjesëmarrje në armiqësi është një krim lufte.
Rusia ka mohuar më parë se ka trajtuar padrejtësisht të burgosurit e luftës.
Fotot e postuara në mediat sociale tregojnë kafaze metalike që po ndërtohen në skenën e sallës së filarmonisë së qytetit.