Pas kontrollit në objektet dhe hapësirat e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ka rezultuar se nuk ka ndonjë mjet shpërthyes dhe se kërcënimi me mjete shpërthyese ka qenë një alarm i rremë me qëllime të caktuara.
“Pas përfundimit të kontrollit dhe punëve nga institucionet relevante, funksionimi dhe qarkullimi në aeroport i është kthyer normalitetit, prandaj i falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar me institucionet e Republikës së Kosovës”,- thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Stafi i aeroportit të Prishtinës janë futur në ambjentet e aeroportit dhe kanë vijuar punën. Qytetarët kanë vazhduar normalisht me procedurat e udhetimeve brenda aeroportit.