Mbrëmjen e djeshme u raportua se në Aeroportin e Prishtinës ishte dhënë alarmi për shpërthim. Por fatmirësisht ky alarm rezultoi fals. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas kontrolleve të kryera në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti shtoi se hetuesit kanë nisur punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.
“Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Airoportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”,
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situaten. Informatë shtesë Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Njësitet policore janë tërheq nga ajo zonë, ndërkohë që hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast” – tha Ahmeti.