Policia e Tiranës ka reaguar pas alarmit se në Gjykatën e Apelit ishte vendosur një bombë.
Burime për mediat bëjnë me dije se Policia ka kontrolluar godinën dhe zonën përreth dhe nga kontrolli i kryer, ka rezultuar se është një njoftim i rremë. Uniformat blu raportojnë se po punojnë për identifikimin e autori pasi pas kryerjes së telefonatës, ka fikur telefonin.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë për një sasi lënde plasëse që dyshohet se është vendosur në një institucion zyrtar, në rrugën “Jordan Misja”.
Shërbimet e Policisë kanë kontrolluar godinën dhe zonën përreth dhe nga verifikimet e kryera dhe kontrolli paraprak i kryer, ka rezultuar se është njoftim i rremë.
Po punohet për identifikimin e telefonuesit pasi pas kryerjes së telefonatës, ka fikur telefonin.