Një emigrant shqiptar në Greqi rezulton i zhdukur prej pesë ditësh kjo u bë e ditur kur familjarët e tij të alarmuar, kanë denoncuar në polici zhdukjen e 46-vjeçarit, i cili jeton dhe punon prej vitesh në ishullin grek Rodos.
Mediet greke se raportojnë emigranti shqiptar është parë për herë të fundit mbrëmjen e 28 gushtit.
Bashkëshortja dhe vëllai i tij të shqetësuar prej pesë ditësh janë duke e kërkuar atë në vendet ku ai frekuentonte më së shumti.
Telefoni i tij mbetet i fikur, ndërsa shqetësim shkakton fakti që makina e tij u gjet e braktisur afërsisht dy kilometra larg shtëpisë së tij.
Informacionet thonë se 46-vjeçari ka qenë me miqtë e tij pasditen e 28 gushtit, ndërsa mbrëmjen e së njëjtës ditë ka pasur një takim të planifikuar me një klient për punën, në një hotel Rodos në zonën e Kalithon.
Policia ka kontrolluar të gjitha hyrjet dhe daljet nga ishulli, por pa asnjë rezultat.
Njëkohësisht po merren në pyetje edhe personat me të cilët 46-vjeçari ka pasur transaksione financiare dhe profesionale.