Një çantë e dyshimtë është lënë në karriget e një lokali në lagjen “15 tetori”, në Fier.
Sakaq, policia ka mbërritur në zonë dhe ka vendosur kordon sigurie në të gjithë perimetrin e lokalit.
Nga informacionet paraprake, bëhet fjalë për një çantë të zezë femrash, e cila është lënë në një nga karriget anash biznesit.