Alarmohet Londra/ Hidhen municione në oborrin e pallatin mbretëror

Një burrë hodhi disa fishehë armësh në oborrin e pallatin Buckingham në Londër, vetëm disa ditë para kurorëzimit të mbretit Charles. Sipas BBC, autoritetet kryen një shpërthim të kontrolluar dhe arrestuan personin e dyshuar. Policia tha se atij iu gjet edhe një çantë e dyshimtë.

Fatmirësisht nuk ka raportime për të shtëna apo për të lënduar. Mbreti dhe bashkëshortja e tij nuk ishin në Pallatin Buckingham kur ndodhi incidenti. Shefi i Policisë Metropolitane, Joseph McDonald, tha se i arrestuari ndodhet në paraburgim.

“Nuk ka raportime për të shtëna, apo lëndime të oficerëve apo qytetarëve. Policët janë në vendngjarje dhe hetimet e mëtejshme janë duke vazhduar” – tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *