Tre persona janë zhdukur vetëm në një ditë në Tiranë.
Bëhet me dije se mes të humburve është edhe një vajzë 17-vjeccare, e cila është denoncuar e humbur në polici nga vëllai i saj.
Njoftimi i Policisë:
“Më datë 21.04.2022, shtetasi I. M., 45 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, xhaxhai i tij, shtetasi Xh. M., 81 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e tij;
Më datë 21.04.2022, shtetasi Gj. N., 35 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer, motra e tij, shtetasja E. N., 17 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj;
Më datë 21.04.2022, shtetasi K. P., 59 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vëllai i tij, shtetasi P. P., 49 vjeç. Punohet për gjetjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.