Dy gra janë zhdukur në Pogradec dhe në Elbasan.
Sipas policisë të dyja këto janë larguar në banesë dhe nukjanë kthyer më.
Njoftimi i Policisë:
Pogradec, është paraqitur V. I., 54 vjeçe, banuese në fshatin Çërravë, Pogradec, e cila ka bërë kallëzim se më datë 25.04.2022, i është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e saj E. I., 28 vjeçe. Nga ana e Policisë po punohet për gjetjen e shtetases E. I.
Elbasan ka bërë kallëzim shtetasi A. P., 43 vjeç, banues në lagjen “28 Nentori”, Elbasan, se është larguar nga banesa motra e tij, shtetasja M. L., 37 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.