Alarmoi gjithë policinë e Tiranës dhe krijoi kolaps në trafik, ja çfarë ishte objekti në zonën e Brrylit

Sendi i dyshimtë i mbështjellë me ngjitës të zi, i ngjashëm me një radiomarrëse rezultoi të ishte një GPS, model i vjetër. Policia rrethoi zonën dhe mori masa për shkak të frikës së ndonjë shpërthimi. Por kanë qenë ekspertët antieksploziv të RENEA-s që kanë nxjerrë konkluzionet.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.4 vendosën perimetrin e sigurisë deri në mbërritje e ekspertëve antieksploziv të RENEA-s të cilët konstatuan se nuk kishte rrezik.

NJOFTIMI ZYRTAR

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë në lidhje me sendin e dyshimtë në dukje si radio, që përdoret nga shoqëritë private të ruajtjes dhe sigurimit fizik të objekteve, i cili u konstatua në trotuar, në rrugën “Martin Canaj”, ju bëjmë me dije se: Pas mbërritjes së grupit të ekspertëve antieksploziv të RENEA-s dhe bërjes së ekspertizës nga ana e tyre rezultoi se sendi i konstatuar është GPS lokalizues.”

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *