Alban Peza, si vrasës i heshtur për shoqerinë

Me ardhjen e demokracisë erdhën edhe “shfaqje” të reja për vendin tonë. Këta ishin kriminelucet që shisnin drogë.

Tipa ordinerë të kohës, që kryenin një aktivitet po aq ordiner. Për atë kohë edhe për këtë që jetojmë.

Kaluan vitet dhe disa syresh prej këtyre kriminelucevë që mbijetuan, ndërruan petkun dhe u kamufluan si bisnesmenë. Dhe me këtë titull të lartë, vijuan aktivitetin por pak më ndryshe. Filluan të grabisin prona, troje dhe pasuri të mbi e nëntokës.

Një rast tipik është ai i Alban Pezës. Të gjitha ccfarë thamë më lart, i referohen këtij individi bisnesmen.

Por jo vetëm kaq. Ky personazh i pa shkolluar, është person me rekorde të theksuara kriminale. I arrestuar, dënuar dhe dëbuar për vepra të rënda penale, sot zotëron fushën e dytë më të madhe naftëmbajtëse dhe nxjerrëse në vend.

Personazhe “elitë” si Alban Peza janë ata që quhen vrasës të heshtur të nje shoqerie. Vishen bukur, lyejnë flokët, “hekurosin” lëkurën e ftyrës dhe trupit me gjilpëra dhe marrin pjesë në jetën mondane të vendit. Ndërkohë në të njëjtin moment që dikujt po i buzëqesh në mënyrë hipokrite, është duke fituar miliona nga djersa e njerëzve që pa asnjë ndërgjegje i shkel me këmbë.

Dhe kjo është të jesh një vrasës si Alban Peza. Të miksosh krimin me politikën dhe bisnesin, e të besh konfuz një milet të tërë dhe të pyesin: “Ky është gangsterr a bisnesmen”?

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *