Moderatorja Albana Osmani prej disa kohësh është shkëputuar nga televizioni.
Së fundmi Osmani ka qenë e ftuar në emisionin të martën “Ndryshe”, ku dhe ka folur shumë hapur për jetën e saj private dhe gratë.
Ajo u shpreh se “të dashurin që ka imagjinuar, e ka pasur edhe në të vërtetë”.
Sa i përket martesës moderatorja është shprehur se do bënte një ceremoni kurorëzimi vetëm sepse është dëshirë e prindërve të saj.
“Të dashurin që kam pasur imagjinar, e kam pasur dhe në të vërtetë. Duke pasur parasysh prindërit e mi që vitet e fundit thonë do martohesh? Gjeje dikë? Kur mendoj veten duke u kurorëzuar mendoj prindërit e mi që do ndihen mirë, përveç dashurisë dhe lumturisë që është tjetër gjë. Do e bëja për prindërit sigurisht. Kur je me njeriun e duhur, mendoj se është e bukur. Një njeri single duhet të bëjë seks sa herë ta ndjejë. Nuk di të ketë një program për seksin. Kam pasur dëshirë të kem një program timin dhe besoj do e realizoj. Për këtë po punoj për momentin”,- tha Albana Osmani.
/Priza.al/