Gjuhëtarja Ledi Shamku është e mendimit se çdo metodë e vjetër e rrezikojnë gjuhën shqipe. Shpëtimi i saj vjen nga kërkimi shkencor, ndaj qeveria duhet të parashikojë buxhet për të.
“Çdo metodë e vjetër e rrezikon gjuhën shqipe. Detyra e qeverisë është që të parashikojë buxhet për kërkimin shkencor në fushën e albanologjisë , letërsisë , kulturës e më gjerë.
Këtë nuk mund ta bëj kush tjetër veç studiuesve shqiptarë. Qasja ndaj gjuhës duhet të jetë shkencore”, thekson Shimaku. Një ndër problemet kryesore të gjuhës shqipe, sipas kërkueses shkencore është konsiderimi i shqipes si gjuhë dhe jo si variatet. Rezultatet e dobëta në provimin e gjuhës shqipe, sipas gjuhëtares , janë pasojë e mënyrës se si ofrohet lënda e gjuhës në shkolla . Shqipja çohet në shkollë si kod rrugor dhe jo pasion, por ajo jep premtimin se ky është viti i fundit ku gjuhëtarët do rrinë me kurriz ndaj shkollës.
50 vite nga standardi ende funksionit të tij nuk i është bërë një “Check‐Up”.
Shqipes i zmadhohen shpatullat e saj kur Shqipëria dhe Prishtina konsiderohen si të barabarta thekson gjuhëtarja e njohur e cila e përshëndet Abetaren e unifikuar./abc