Albi Nako bullizon përsëri në televizon. Këtë herë nuk kursen as fëmijët…

Albi Nakon jemi mësuar ta shohim si juri profesioniste në disa prej konkurseve televizive në kërcim. Ai u kritikua ashpër nga publiku teksa vitin që kaloi bëri disa komente të papërshtatshme për një nga konkurentet në konkursin e kërcimit në Top Channel.

Ai u shpreh negativisht për moshën që pjesmarrsja kishte duke diskriminuar gjininë femërorë kur shtoi se do ishte mirë që gruaja të hiqte dorë nga baleti dhe të shkonte të krijonte familje duke lindur fëmijë. Opinioni dhe komentet e shumta që pasuan, rezultuan në një sulm masiv ndaj artistit.

Kësaj here në “Të ka mami yll”, një format ku fëmijë nga moshat 10-15 vjec konkurojnë përballë një jurie ku bën pjesë dhe Nako, ky i fundit ka ironizuar një prej vogëlusheve për shëndetin e tepërt duke bërë komente bullizuese.

“Ty të pëlqen më shumë të ushqehesh apo të kërcesh?”- e pyeti Albi Nako vajzën e cila përgjigjet: “Të kërcej.” Por, Albi vijon sërish duke insistuar: “E sigurt?” E më pas e pyet se cili nga djemtë krah saj e ka trupin më të bukur për balet.

Në këtë moment të sikletshëm për vajzën u bë pjesë dhe anëtarja tjetër e jurisë Eriona Rusi e cila e vuri vajzën në një dilemë të vështirë duke e pyetur nëse do të ndalonte së ushqyeri për të kërcyer.

Disa javë më parë Albi tha në një intervistë  se kur ka qenë fëmijë e kanë bullizuar. Por, si duket në vend që të reflektojë, duket se Albi po bullizon fëmijët tanimë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *