Albin Kurti: Serbia po kërcënon me luftën e tretë ballkanike!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Serbia është duke kërcënuar me luftën e tretë ballkanike. Kurti ka akuzuar presidentin Vuçiç se po sillet si Gjermania mes dy luftrave botërore.

Ata duan të sillen sikur të jenë Gjermania mes dy luftrave botërore: Nëse nuk do të na kënaqni, ne do ta shkaktojmë edhe një[luftë] tjetër. Sepse e kanë bërë një herë në vitet e 90-ta”, ka thënë Kurti për gazetën britanike “The Telegraph”.

Presidenti i Republikës së Kosovës shtoi se Serbia ka rritur tej mase shpenzimet për ushtrinë.

Nëse i kontrolloni shifrat për shpenzimet ushtarake të shpenzuara në Serbi, të cilat vitet e fundit janë rritur në qiell. Për kë po i blejnë të gjitha këto?Fakti që po e them këtë me shumë qetësi, është sepse e kam parë teksa muaj e vite më parë”, shtoi ai. “Është një analizë racionale – jo emocional”, u shpreh më tej Kurti.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *