Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka votuar paraditen e sotme në njësinë numër 5 në Tiranë. Në një prononcim për mediat, Kurti u shpreh se moti është i mirë, dhe kështu do të jetë deri në mbrëmje. Teksa ka shprehur vullnetin e tij si qytetar shqiptar, ai ka deklaruar se ditë më të bukura e presin Shqipërinë.
“Dita e zgjedhjeve është ditë e demokracisë, i ftoj qytetarët që të respektojnë Atdheun duke votuar dhe duke bërë zgjedhjen më të mirë sipas parimeve. Dita është e bukur, me diell, e diel dhe do jetë deri në mbrëmje”, u shpreh Kurti.
Kujtojmë se Kurti ka tre kandidatë të pavarur në këto zgjedhje parlamentare, Kreshnik Mergjani, Bojken Abazi dhe Iliaz Shehu, përkatësisht në Gjirokastër, Tiranë dhe Lezhë.