Albumi ‘30’ i Adele arrin rekorde, për tri ditë bëhet më i shitur i vitit 2021

Pas pritjes së një albumi të ri për më shumë se gjashtë vjet, fansat e Adele janë dyndur për marrë albumin e saj të katërt të cilin ajo ka vendosur ta titullojë ‘30’, i cili tashmë është albumi më i shitur i vitit 2021.

Albumi u publikua më 19 nëntor, vetëm pesë ditë pasi një koncerti special dy-orëshe ‘Adele One Night Only’ u transmetua në CBS, me mbi 10 milionë shikues. Raportet e reja nga Billboard kanë zbuluar se albumi ‘30’ tashmë ka shitur më shumë se 500 mijë kopje në vetëm tre ditë, duke tejkaluar tashmë albumin ‘Evermore’ të Taylor Swift  me 469 mijë kopje për albumin më të shitur.

Ndonëse ‘Evermore’ u publikua në dhjetor 2020, albumi vazhdoi të shitej mirë gjatë gjithë vitit, megjithëse ‘30’ i Adelës ka thyer këtë shifër brenda pak ditësh, shkruan DailyMail.

 

 

/Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *