Sërish telashe për këngëtarin e njohur dhe shumë të dashur për publikun shqiptar Aleksandër Gjoka, i cili është përfshirë në një aksident në orët e para të mëngjesit në zonën e Farkës.
Këngëtari i rrokut është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Gjoka udhëtonte në mjetin e tij, kur patrulla e policisë e ndaloi sot dhe pasi iu nënshtrua testit të alkoolit, u vërejt se nivelin i tij në gjak ishte mbi normën e lejuar. Kanë qenë efektivët e komisariatit nr.4 ata që kanë ndaluar dhe më pas shoqëruar në polici këngëtarin Gjoka.
Raportohet se këngëtari ndodhet i shtruar te spitali i Traumes, per shkak te lendimeve te marra ne aksident dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu 62-vjecari po ruhet nga punonjës policie jashtë derës së spitalit.