Aleksandër Llanaj, i dënuar për vrasje, kalon në regjim të posaçëm “41-bis

Aleksandër Llanaj, i dënuar me 35 vjet burg për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, është vendosur në regjim të posaçëm “41-bis” në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Peqin.

Vendimi për kalimin e tij në këtë regjim të sigurisë së lartë u mor më 26 dhjetor 2024 nga Ministri i Drejtësisë, pas një urdhri të lëshuar në përputhje me ligjin për sigurinë në institucionet penitenciare.

Llanaj ka kryer një sërë veprash penale gjatë periudhës së dënimit, përfshirë rebelimin e të burgosurve dhe mbajtjen e sendeve të ndaluara në burg.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *