E dashura e Romeo Veshajt, Aleksia Peleshi ka ndryshuar look dhe ka marrë vëmendjen e të gjithëve. Ajo është bërë bjonde dhe ndjekësit e kanë krahasuar me këngëtaren Beatrix Ramosaj.
Vetë Aleksia i ka publikuar në Instastory mesazhet e tyre, ku shihet se i kanë shkruar se është bërë si “kunata”.
“Jalla, as me nënën dhe babain tim nuk më keni krahasuar kaq shumë, sa kam qeshur”, ka shkruar ajo krahas mesazheve.
Si duket ky fakt i ka pëlqyer mjaft asaj.
Nuk e dimë se çfarë marrëdhënie ajo ka pasur më parë me këngëtaren Beatrix Ramosaj por, në postimin e bërë duket se paskan pasur një marrëdhënie të mirë dhe të afërt.
Ajo e ka cilësuar këngëtaren si kunatën e saj pra, gjërat u dukan të jenë kaq serioze midis çiftit Donald dhe Beatrix.
/Priza.al/