E ndërsa vettingu e shkarkoi duke e përjashtuar 15 vite nga sistemi i drejtësisë, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla i ka nisur një letër qeverisë Rama dhe KLP-së duke kërkuar më parë që ta dëgjojnë dhe më pas t’i ndërpresin mandatin.
“Nuk e përjashtoj mundësinë që një pjesë e qejfmbetjes ndaj meje vjen edhe si reagim i mbrojtjes publike në media e kudo, që unë i kam bërë prokurorëve e sidomos 5 ish anëtarëve të KLP-së të shkarkuar nga KPA-ja, ku për dy prej tyre deri tani ka vendime pozitive prej Gjykatës së Strasburgut”, ka shkruar Alfred Balla ndër të tjera.