Sipas Alibeajt, ai vijoi të gënjejë dhe të nxisë dhunë kundër demokratëve. Ai thotë se halli i Berishës sa vjen e rritet e bashkë me të edhe gjuha e dhunës e urrejtjes ndaj demokratëve.
Postimi i Enkelejd Alibeaj:
Sali Berisha u kthye në vendin e krimit. Ai sot siç ka bërë gjatë gjithë jetës së tij vazhdoi të gënjejë dhe të nxisë dhunën, tashmë kundër demokratëve. Halli i Sali Berishes sa vjen dhe rritet e bashkë me të rritet edhe gjuha e dhunës dhe e urrejtjes. Dje ai dështoi bashkë me Edi Ramën që të nxjerrë arkivole nga PD, ndërsa sot vjen vërdallë si kufomë politike për të mashtruar dhe zgjatur sado pak agoninë e tij.
/Priza.al/