Alibeaj fton të gjithë të pezulluarit në mbledhjen e sotme, përjashton Berishën

Prej ditësh po diskutohet për një bashkim palësh brenda Partisë Demokratike, por ende pa asnjë rezultat.

Enkelejd Alibeaj, kryetari i grupit ka autorizuar ditën e djeshme sekretarin e grupit të PD-së, Albi Agalliun. Ky i fundit do t’i duhet të njoftojë deputetët që sot, vetëm një orë para seancës plenare, të mblidhet Grupi Parlamentar.

Mesazhi i kryetarit Alibeaj, mesa duket ka mbërritur vetëm tek 9 deputetët e PD-së, të cilët u pezulluan muaj më parë. Por kjo ftesë nuk ka shkuar tek Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho dhe Luan Baçi.

Por edhe për prezencën e të përjashtuarve në mbledhjen e kësaj të enjteje ka pasur negociata mes anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit dhe kreut të grupit parlamentar, Alibeaj.

Mesa shihet, kriza në PD po pasqyrohet edhe në seli.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *