Debatet mes deputetëve gjatë seancës së sotme në Kuvend nuk kanë qenë vetëm mes kampeve kundërshtare, por edhe brenda opozitës.
Ndërkohë që Nikolla nuk i dha fjalën Berishës për t’iu përgjigjur akuzave të Ramës, ishte Tomor Alizoti ai që sakrifkoi minutat e tij për liderin e demokratëve.
Në këtë moment është afruar deputeti, Enkelejd Alibeaj dhe siç duket nga video nuk i ka pëlqyer ky fakt. Në video shihet momenti që Alibeaj duket se i kërkon ‘llogari’ Alizotit se përsa i dha minutat e tij kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.