Alibeaj mbledh grupin, Salianji: Ka një përpjekje për të ndarë PD në dy pjesë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike do të mbledhë pasditen e sotme deputetët në selinë blu.

Pak para nisjes së mbledhjes për mediat ka folur deputeti Ervin Salianji, i cili është shprehur se ka një përpjekte për të ndarë PD-në në dy pjesë.

Ka një përpjekje për ta ndarë PD në dytë pjesë. Nuk hyj në ata deputetë që PD të ndahet. Personalisht kam bërë përpjekje për të folur me Rithemelimin dhe Alibeajn që mbledhja të jetë e përbashkët.

Është e pamundur që të mos diskutojmë. Mbledhjet e grupit janë kthyer në përpjekje për protagonizëm personal, duke mos i lënë fokusin e duhur zgjidhjes së problemeve”, tha Salianji per mediat.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *