Enkelejd Alibeaj ka mbledhur ditën e sotme kryesinë e Partisë Demokratike, teksa depozituan në KQZ edhe kërkesën për t’u regjistruar në garën elektorale të 14 majit. Në një deklaratë të bërë publike për mediat, ai shprehet i gatshëm që kandidatët e dalë nga Primaret të garojnë në zgjedhjen e 14 majit.
Deklarata e plotë:
Nga sot fokusi kryesor i gjithë veprimtarisë sonë politike janë zgjedhjet vendore të 14 Majit.
Me pjesëmarrjen, me kandidatët , me garën, me synimet dhe me rezultatet tona në këto zgjedhje duhet të nderojmë historinë e Partisë Demokratike;
Të afirmojmë Partinë Demokratike si alternativa krysore e qendrës së djathtë demokratike, kombëtare, perëndimore dhe euro-atlantike në Shqipëri;
T’i japim pushtetit vendor fytyrën e alternativës sonë demokratike;
Të vendosim dhe të synojmë objektiva ambicioze, të hedhim bazat e sigurta të fitores së madhe në zgjedhjet parlamentare për largimin e qeverisë së korruptuar deri në palcë të Edi Ramës, dhe duke bërë realitet rrotacionin jetëdhënës të pushtetit që presin me etje të shpallur shumica e shqiptarëve.
Për këtë :
1-Në lidhje me kandidatët për këshilltarë bashkiakë:
Duhet të fillojnë menjëherë nga puna duke ftuar demokratët dhe intelektualët rreth saj të shprehin interesin për të qenë pjesë e listës së këshiltarëve të PD-së në bashkitë respektive. Paralelisht, kjo Kryesi do të miratojë një udhëzim të detajuar për mënyrën e zgjedhjes dhe renditjes së tyre në mënyrë demokratike dhe të drejtë.
2- Në lidhje me kandidatët për kryetarë të bashkive;
Në funksion të bashkimit, duke konsideruar realitetet që kanë prodhuar primaret e mëparshme të PD-së në prag të zgjedhjeve të vitit 2021, votimet me primare nga grupi i Rithemelimit dhe kandidime të tjerë, i propozoj kësaj kryesie hapjen në princip ndaj gjithë prurjeve në fjalë, në menyrë eksplicite ndaj kandidatëve demokratë të primareve gjithashtu, me synim daljen me kandidatë unik.
3-Në lidhje me aleancat;
PD merr përsipër ti prijë ndërtimit të një Aleance sa me të gjerë të mundshme të gjithë partive të qendrës së djathtë, me synim maksimizimin e votave të një të djathtë plurale ku secili subjekt zhvillon indentitetin e vet poltitk brenda korrnizës përbashkuese të vlerave demokratike, kombetare dhe Perëndimore.
Të pranishmit në mbledhje:
1.Lefter Geshtenja
2.Sealudin Jakupllari
3.Ramadan Likaj
4.Eralda Tase
5.Flutura Açka
6.Merita Bakiu
7.Arbi Agalliu
8.Andia Ulliri
9.Flamur Hoxha
- Zheni Gjergji
- Kreshnik Çollaku
- Saimir Korreshi
- Gazmend Bardhi
- Dashnor Sula
- Bledjon Nallbati
- Enkelejd Alibeaj
- Jorida Tabaku
- Dhurata Çupi
Deputeti Xhelal Mziu ka braktisur mbledhjen e Kryesisë të thirrur nga Enkelejd Alibeaj dhe ka thënë se do merrte pjesë vetëm nëse do ishte vetëm grupi parlamentar.