Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj tha sot në Kuvend ka kërkuar që politikanët të deklarojnë se janë për vetting politik.
Alibeaj tha se sot drejtësia nuk po flet, pasi sipas tij gjyqtarët ende janë të mendimit për të vjedhur.
“Ajo se çfarë 6 vite më parë ishte që drejtësia të përthithte politikën e korruptuar. 6 vite kaluan dhe sot jemi duke përcjellë fjalë mallëngjyese.
Dëgjova përfaqësuesit e qeverisë dhe thanë se përgëzojnë institucionet dhe duan që të jenë të pavarur. Në momentin kur qeveria flet mirë edhe është e kënaqur, ky është problem, kjo s’duhet të ndodhte. Kjo ishte frymëzimi pse u bë reforma.
Drejtësia nuk flet, por vetëm belbëzon dhe jemi në një udhëkryq të madh. Ne duhet ta mbështesim padyshim. Mbështetja bëhet që ne politika, kjo sallë duhet të japë shembullin. Bëni vettingun politik”, tha ai.